Site icon PORTALB

Mourinho konfirmon lëndimin e Fabregas

Cesc Fabregas

Cesc Fabregas

Cesc Fabregas nuk do t’i bashkohet ekipit kombëtar spanjoll si pasojë e një lëndimi, ka konfirmuar Jose Mourinho.

Mesfushori spanjoll ka luajtur në ndeshjen e sotme kundër Liverpoolit me një lëndim në kyçin e këmbës, ndërsa Mourinho ka thënë se ish-anëtari i Arsenalit nuk është i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të kombëtares.

“Cesc nuk mund t’i bashkohet kombëtares. Edhe nëse ai dëshiron që të luajë, ai nuk do të mundet”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Exit mobile version