Site icon PORTALB

Trupi i pajetë i Denisës nesër do të mbërrijë në Shkup

Denisa Markoska

Denisa Markoska

Trupi i pajetë i Denisa Markovska nesër pritet të mbërrijë në Maqedoni. Pasi kompetentët vërtetuan se trupi i pajetë i gjetur në brigjet e Egjeut i përket shtetases Maqedonase ai është nisur për në Maqedoni.

Trupi i 23 vjeçares me anije është transportuar nga Rodosi deri në portën e Selanikut. Gjykatësi e ka nënshkruar vendimin që lejon trupi të transferohet në Maqedoni.

Në Maqedoni me kërkesë të prindërve të Denisas dhe me leje të Ministrisë së shëndetësisë do të bëhet edhe një analizë e AND-së.

Ende nuk dihet se si ka vdekur Denisa pasi është zhdukur nga anija ku ajo punonte.

Exit mobile version