Gjatë mbrëmjes së sotme janë dëgjuar të shtëna në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, gjegjësisht në QT Mavrovasja.
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se është plagosur një polic i cili nuk ka qenë në detyrë, kurse rrethanat për momentin mbesin të panjohura. Raportohet e polici i plagosur është pjestar i njesitit Alfa dhe është shqiptar. Arsyet e incidentit shkruajn Alsat, kanë të bëjnë me zënka private të policit me persona të tretë.
Me gjërësisht do t’ju njoftojmë gjatë ditës së nesërme.