Site icon PORTALB

Gostivari i bindur në fitore ndaj Napredokut

Futbollistët e Gostivarit optimist për ndeshjen ndaj Napredokut

Futbollistët e Gostivarit optimist për ndeshjen ndaj Napredokut

Gostivari të shtunën e zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor para publikut vendas në Gostivar, kundër ekipit të Napredokut të Kërçovës

Nga dy ndeshjet e fundit në kampionat, Gostivari pësoi humbje në shtëpi nga Kozhufi dhe barazim si mysafir me Makedonija Gjorçe Petrovin. Ekipi i Gostivarit i udhëhequr nga trajneri Mensur Jakupi dhe futbollistët shpresojnë që ekipi do merr maksimumin nga ndeshja e javës së 13 kundër Napredokut, për të duke mbajtur hapin me ekipet e vendit të dytë dhe tretë në tabelë.

“Ne jemi maksimalisht të përgatitur për ndeshjen kundër Napredokut, edhe pse ato gjendën në një situatë të pavolitshme në tabelë, mirëpo ne në asnjë moment nuk do ta nënçmojmë Napredokun, shumë seriozisht e kemi marrë këtë ndeshje. Shpresojmë se pikët do të ngelin në Gostivar, kështu që të ngelim aty ku jemi për momentin në tabelë ose të ngjitemi për një ose dy vende më lartë”, deklaroi trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi.

Kapiteni i Gostivarit, Iliknur Xhaferi beson se ekipi ndaj Napredokut do del fitues.

“Pas dy lojërave dështim, besoj se nesër me punën që kemi bërë deri më tani, besoj se do ja arrijmë qëllimit dhe ju garantoj që nesër tre pikët do ti fitojmë. Mendoj që do e kemi përkrahjen e publikut për shkak se është ndeshja e fundit e gjysmë sezonit dhe ju garantojmë tre pikët”, tha kapiteni i Gostivarit, Iliknur Xhaferi.

Ndeshja midis Gostivarit dhe Napredokut zhvillohet të shtunën me 8 nëntor me fillim në ora 13:00, në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Ndeshjet, xhiros së 13-të
(e shtunë, ora 13:00)

Vëllazërimi – Shkupi, Gostivari – Napredoku, “Skopje” – Drita, Mlladosti – Euromilku dhe Makedonija GJP-Kozhufi.

 

Exit mobile version