Site icon PORTALB

Ademi: Të mos politizohet bojkoti i mësimit në shkollat e Kërçovës

Abdilaqim Ademi

Abdilaqim Ademi

Ministri i Arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi ka sqaruar se problemi me shkollate e Kërçovës janë llogaritë e bllokuara bankare dhe apelon deri te subjektet politike që mos të politizojnë dhe të mos i japin karakter etnik gjithë situatës me bojkotin e mësimit nga nxënësit në dy shkollat në komunën e Kërçovës.

“Për mua indikativ është fakti që borxhi i trashëguar, është krijuar në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2013, kur këto shkolla kanë qenë në kuadër të ish komunës së Kërçovës, kurse shkollat tjera në ish komunat tjera kanë shumë pak borxhe ose nuk kanë fare borxhe. Gjithashtu borxhi i shkollave dhe i komunës është zvogëluar prej vitit 2013 prej momentit kur komuna është e bashkuar dhe udhëhiqet nga administrate aktuale. Kjo më bën të besoj që komuna dhe kryetari i komunës kanë plan konkret për reduktimin e harxhimeve dhe racionalizim në të gjitha aspektet”, thuhet në komunikatën e MASH-it.

Me tej në deklaratën e minsitrit Ademi thuhet se komuna ka parashtruar një kërkesë deri te MASH dhe Qeveria e RM-së për sigurimin e naftës nga rezervat shtetërore, kurse nga Drejtoria për rezervat e naftës dhe derivateve të naftës kemi mendim pozitiv për sigurimin e sasisë së nevojshme për shkollat në Kërçovë.

“Vlerësoj që kjo do jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe nuk duhet të jetë praktikë dhe shembull për komunat tjera që të kërkojnë ndihmë materiale nga qeveria për situatat e krijuara në komunat e tyre, sepse komuna e Kërçovës ka specifikën e saj që është komunë e sapoformuar dhe ka të trashëguara borxhet e komunave tjera. Komunat duhet të ndërtojnë kapacitete për ballafaqim me sfidat dhe tejkalimin e tyre, si dhe plane konkrete për racionalizim të harxhimeve në organet e tyre”, thotë ministri Ademi.

Exit mobile version