Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të fillojnë fillimisht në pjesët perëndimore dhe jugore, ndërsa në orët e mbrëmjes do të zgjerohen edhe në pjesët e tjera. Reshjet do të jenë më të mëdha në orët e mbrëmjes dhe të natës, veçanërisht në zonat jugore. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende, kohë pas kohe nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 13, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 18 gradë.