Site icon PORTALB

“Forbes”: Putin, njeriu më i pushtetshëm i botës

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Revista “Forbes” ka zgjedhur si njeriun më të pushtetshëm të botës Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Pas një viti, kur Presidenti Putin aneksoi Krimenë, inskenoi pothuajse një luftë në Ukrainë dhe nënshkroi një marrëveshje me vlerë më shumë se 70 miliardë dollarë për ndërtimin e një gazsjellësi me Kinën, projekti më i madh në botë i një natyre të tillë, zgjedhja jonë duket profetike”, shkruan ”Forbes”.

Putin mban vendin e parë në listën e 72 personave më të pushtetshëm në botë duke mënjanuar Obamën, i cili, vitin e kaluar ishte i pari.

Me përjashtim të vitit 2010, kur lista u dominua nga lideri kinez, Hu Jintao, Obama ka qenë gjithmonë në krye të kësaj liste, që nga viti 2009 kur u bë President.

“Forbes” shkruan se Obama u rendit i dyti, pasi ai u vu në vështirësi pas shpërthimit të Ebolas në Afrikën Perëndimore dhe pas kërcënimeve të Shtetit Islamik. ”Edhe trazirat me prapavijë raciale në Ferguson, Misuri, gjithashtu minuan mesazhin e tij të ‘ndryshimi”, thekson ”Forbes”. “Ai kishte pushtetin, por u tregua shumë i kujdesshëm për ta ushtruar atë plotësisht”, shton revista.

Putin dhe Obama ndiqen nga presidenti kinez, Xi Jinping, Papa Françesku dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Exit mobile version