Site icon PORTALB

Mustafa përforcon Makedonija Gj.P

Adil Mustafa me fanellën e KF Renova

Adil Mustafa me fanellën e KF Renova

Adil Mustafa e ka përfunduar aventurën etij me skuadrën e Renovës, pasi që nga ky sezon do të jetë pjesë e skuadrës tjetër të Ligës së Parë të Maqedonisë, Makedonija Gj.P.  Futbollisti shkupjan është me pasaportë norvegjeze, ndërsa një vit me radhë ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Renovës.

Edhe te ekipi nga lagja Gjorçe Petrov ka vendosur që fillimisht Adili do të luajë me ekipin e të rinjve, kurse më pas shpreson se do të paraqitet edhe tek skuadra e parë. 

“Gjatë pushimeve me trajnerin e ekipit të Makedonija Gj.P. kishim punuar së bashku dhe ndërkohë ai pa aftësitë e mija dhe më propozoi që ti bashkohem ekipit të tij. Kushtet janë shumë të mira, ndërkohë që jam pritur mirë nga lojtarët dhe stafi teknik. Shpresoj se do të arrijmë suksese ”, tha për “Portalb”, Mustafa. 

Adil Mustafa me ekipin e Renovës vitin e kaluar luajti ne finalen e Kupës së Maqedonisë, ndërkohë që gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për ekipin e Metallurgut, KF Shkupi si dhe Ground – Oslo. / Portalb

Exit mobile version