Më 07.11.2014 në ora 20.00 në Galerinë e Arteve në Tetovë do të bëhet hapja e ekspozitës STAV ( Vizioni arkitektonik i studentëve).
Stav ( Vizioni arkitektonik i studentëve) është ekspozitë e projekteve të diplomës, gjenerata e regjistruar në vitin akademik 2006 në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup. Një ekspozitë me një vizion ndryshe për arkitekturën.
Kjo ekspozitë është e mbështetur nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë ( AAM ).