Site icon PORTALB

Kanada pranon numër rekord të emigrantëve në vitin 2015

 

Vitin e ardhshëm Kanada do të pranojë mes 260 mijë deri 285 mijë emigrantë, që është një numër rekord në historinë e këtij vendi, ka thënë ministri i Shtetit dhe Emigracionit, Chris Alexander.

Ai prezantoi planin e imigracionit për vitin 2015.

“Qëllimi i planit të ri të imigracionit përforcon fokusin e qeverisë sonë në rritjen afatgjatë ekonomike si dhe mirëqenien e të gjithë kanadezëve. Ky plan mirëpret një numër rekord të njerëzve, të cilët do të kontribuojnë në ekonominë dhe në tregun e punës”, tha Alexander, me rastin e prezantimit të planit të emigracionit.

Ai pohoi se në vitin 2015, Kanada do t’i bashkojë shumë familje emigrantësh dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për qytetarët më të rrezikuar të botës.

Shumica e imigrantëve të rinj, përkatësisht 65 për qind prej tyre, do të vijnë nga kategoria e emigrantëve ekonomikë, ndërsa 35 për qindshi i mbetur do të përbëhet nga anëtarët e familjeve të emigrantëve, të cilët tashmë ndodhen në Kanada dhe duan të vazhdojnë të jetojnë në këtë vend.

Aplikuesit për punë dhe lëvizje, të cilët kanë një ofertë të vlefshme pune në Kanada, apo do t’i përshtaten programeve ekonomike të provincave përkatëse, shumë më shpejtë do të ftohen për tu lajmëruar që të aplikojnë për statusin e banorit të përhershëm.

Kujtojmë se çdo vit qeveria e Kanadasë në konsultim me qeveritë e 10 provincave dhe tre territoreve, përcaktojnë numrin e përgjithshëm të emigrantëve, që priten t’i pranojnë si banorë të rinj të përhershëm.

Nga 2006-2013, Kanada ka pranuar një numër rekord të njerëzve në provinca të ndryshme – mesatarisht rreth 257 mijë banorë çdo vit.

Exit mobile version