Site icon PORTALB

Maqedonia U-18 nesër testohet nga Azerbajxhani

Pamje nga një ndeshje e reprezentacionit të Maqedonisë

Pamje nga një ndeshje e reprezentacionit të Maqedonisë

Përfaqësuesja U-18 e Maqedonisë të mërkurën, 5 nëntor do të zhvillojë ndeshje kontrolluese kundër Azerbajxhanit në terrenin e kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’.
Për ndeshjen kontrolluese kundër Azerbajxhanit, seleksionuesi i Maqedonisë, Jeton Nesimi ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Boban Celevski, Filip Iliq.
Mbrojtës: Sllobodan Bocevski, Din Alomeroviq, Stefan Lazarov, Milan Aleksiq, Enis Dervishi, Enis Perçinkov, Kristijan Karanfilovski.
Mesfushorë: Stefan Jeftovski, Rexhep Kurt, Sashe Shoposki, Martin Mirçevski, Besar Iseini, Valentin Koçovski.
Sulmues: Petar Petkovski, Bobi Gjeorgiev, Mentor Halimi, Martin Hristov, Ramzifaik Selmani.

“Vazhdimisht përsërisim se përfaqësuesja jonë deri më 18 vjet është e talentuar, mirëpo gjithë këtë duhet ta vërtetojmë në teren. Këta futbollistë thuajse dy vite janë bashkë, vlerësoj se njihemi mjaft mirë ndërmjet veti, kjo është përparësia jonë të cilët duhet ta shfrytëzojmë. Për këtë ndeshje shansin do ta marrin disa futbollistë të rinj, do të bindemi në kualitetet e tyre dhe nëse do mund të llogarisim në ta për rritjen e kualitetit të lojës së përfaqësueses tonë. Azerbejxhani vjen me një gjeneratë më të vjetër se e jona, mirëpo kjo është edhe një arsye më tepër për të arritur qëllimet tona për të marrë fitoren”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi.

Exit mobile version