Site icon PORTALB

Në Deve Bair u sekuestrua 14 kg drogë marihuanë

Kapen 14 kilogramë drogë

Kapen 14 kilogramë drogë

Autoritetet doganore të Maqedonisë sekuestruan mbrëmë 14 kilogram drogë të llojit marihuanë në një makinë me targa moldave.

Droga u gjet në pikën e kalimit kufitar Deve Bair me Bullgarinë, kur gjatë kontrollit të një makine të tipit “Audi” me targa moldave u gjet sasia e drogës, e fshehur në rezervoarin e makinës.

Droga, siç transmeton Ina njoftimin, ishte mbështjellë me një mbështjellës special dhe ishte futur në një pjesë të rezervoarit të makinës.

Sasia e drogës ishte siguruar në Sarandë të Shqipërisë, ndërsa ishte dedikuar për në tregun moldav.

Ajo duhej të kalonte nga Maqedonia për në Bullgari dhe më pas të përfundojë në Moldavi.  

Exit mobile version