Site icon PORTALB

Garet: Afrimi i Maqedonisë drejt BE-së, varet nga zbatimi i reformave

Charles Gareth, ambasadori i ardhshëm i Britanisë së Madhe në Maqedoni

Charles Gareth, ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni

Ambasadorit britanik Çarls Garet, tha se dinamika e përafrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian varet nga ritmi i zbatimit të reformave.dhe këtu sipas tij përgjegjësia më e madhe bie mbi vendin.

Respektivisht sa më shpejtë që Maqedonia zgjidh çështjet problematike dhe kapërcen çështjen e emrit, aq më shpejtë mund t’i bashkëngjitet familjes evropian, vlerëson Garet.

“Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit varet nga ritmi i realizimit të reformave në Maqedoni. Sa më shpejtë që të realizohen reformat aq më shpejtë mund të ndodh anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. Shpresoj se të dy çështjet shumë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë do të zhvillohen sa më shpejtë që është e mundur” , deklaroi Çarls Garet, ambasador i Britanisë së Madhe.

 

Exit mobile version