Transparency International- Macedonia ka inicuar nënshkrimin e “Deklaratës për promovimin e qëndrimeve parimore për realizimin e garantuar me ligj dhe kushtetutë të lirisë së medieve në RM”, nesër në hotelin “Stone Bridge” në Shkup ora 11.
Kjo iniciativë është pjesë e projektit për mbështetjen e medieve të pavarura, të cilën e aplikon Transparency International- Macedonia, së bashku me NGO ERIS, nën mbështetjen e Unionit Europian.
“Deklarata është document, i cili është i hapur për ta nënshkruar dhe mbështetur, për të gjithë mediet dhe gazetarët, organizata tjera jo qeveritare të cilat i ndajnë vlerat e njëjta, për partitë politike, parlamentare dhe jashtë parlamentit, për Qeverinë e RM dhe Agjencinë si rregullues”, thuhet në kumtesën e “Transparency International- Macedonia”.