Site icon PORTALB

Maqedonasit në Serbi kërkojnë nga presidenti mbështetje për arsimin

Presidenti Gjorgje Ivanov

Presidenti Gjorgje Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov në suaza të vizitës zyrtare, në Pançevë u takua me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të bashkësisë maqedonase në Republikën e Serbisë të cilët nga ai kërkuan t’i bartë përpjekjet e tyre për përfshirje më të fuqishme të atdheut të tyre në arsimimin e më të rinjve.

Në takim, ashtu siç kumtoi Kabineti i presidentit, ishin këmbyer mendime për sfidat dhe mundësitë e bashkësisë së Maqedonisë në fushën e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës maqedonase, kulturës dhe traditës, pjesëmarrjen në jetën shoqërore dhe politike.

Borçe Veliçkovski njeriu i parë i Këshillit kombëtar të maqedonasve në Serbi tha se ato kërkojnë përfshirje më të fuqishme të atdheut të tyre në fushën e arsimit që të mundet të punohet me të rinjtë.

Qëllimi i Këshillit kombëtar, sipas tij, është përmes arsimimit gjuha maqedonase të kontribuojë drejt promovimit të identitetit maqedonas te bashkësia e Maqedonisë në Republikën e Serbisë.

Exit mobile version