Site icon PORTALB

Studentët kurdë në Strugë protestojnë në përkrahje të Kobanes

Studentet kurd

Studentet kurd

Studentët  kurdë dhe të huaj që studiojnë në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, kanë protestuar në mbështetje të qytetit sirian Kobane, i cili është përfshirë në luftimet mes luftëtarëve kurdë dhe Shtetit Islamik.

Protestua u zhvillua e shoqëruar nga thirrjet “Rroftë Kobaneja”, “Me ty jemi Kobane” dhe “Jo, Kobane nuk dorëzohet”.

Protesta e tillë në Strugë është një nga të shumtat që kurdët në Turqi, por dhe gjithandej ku jetojnë, po zhvillojnë në mbështetje të luftëtarëve kurdë në betejën kundër Shtetit Islamik.

Studentët kurdë apeluan që luftimet të pushojnë dhe Kobaneja të lihet e lirë.

Pjesëtarët e kësaj të fundit kanë uzurpuar një pjesë të qytetit.

Exit mobile version