Presidenti amerikan feston sot ditëlindjen e tij. Barack Hussein Obama mbushi 52 vjeç. Presidenti amerikan ndodhet në shtëpinë presidenciale të Camp David në Merilend për të festuar ditëlindjen e tij familjarisht.
Shtëpia e Bardhë nuk zbuloi shumë gjëra në lidhje me festën, por bëri me dije se do të jenë të pranishëm shumë miq të Presidentit që kanë luajtur golf ditët e fundit në Hawaii dhe në Çikago.
Megjithatë, festimet e ditëlindjes presidenciale do të jetë afatshkurtër pasi Obama pritet të kthehet në të njëjtën ditë në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka një axhendë takimesh dhe vizitash shumë të “ngarkuara” mes tyre dhe takimin e G20 të enjten në ST Petersburg.
Në 20 janar të 2009 Barak Obama betohet para Kapitol Hill në Uashington si presidenti i 44-t i SHBA-së, ndërsa në 2013 ai u rizgjodh sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Barack Obama ka lindur më 4 gusht të vitit 1961 në Havai. Babai i tij, me të njëjtin emër Barak Obama, ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël në Kenia. Nëna e Obamës, En Danam, Wichita në Kanzas.
Obama rritet me nënën e tij në Havai, por një pjesë të fëmijërisë e kalojnë edhe në Indonezi. I përkujdesur nga nëna e tij dhe prindërit e saj, Obama nuk është rritur në familje të pasur. Më vonë ai shkon në Nju-Jork, ku në vitin 1983 e mbaron Universitetin Kolumbia.