Site icon PORTALB

Truprojat e ardhshme do ti nënshtrohen provimit elektronik

Teste elektronike do të japin edhe kandidatët që do të dëshirojnë të fitojnë licencë për punë në sigurimin privat në shtet. Me këtë zvogëlohet mundësia e manipulimit dhe pritet që me këtë të përmirësohet kualiteti i kuadrove të këtij profesioni. Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në shënimin e ditës së sigurimit privat.

“Në fund të këtij viti vendoset edhe sistem komplet i ri i verifikimit të diturisë që nënkupton dhënie elektronike të provimeve, me miliona kombinime. Kjo do të thotë se praktikisht vendoset në të pamundur çfarëdo qoftë veprimi subjektiv në procesin e bartjes së vendimit nëse provimi është dhënë ose jo”, sqaroi Jankulloska duke shtuar se me këtë mënyrë të dhënies së provimit para se gjithash u lehtësohet dhe mundësohet kandidatëve në mënyrë objektive, dituria e tyre të verifikohet dhe vlerësohet, ndërsa promovohet edhe sistem më i lartë të cilësisë në pjesën e trajnimit dhe të verifikimit të diturisë.

Në pajtim me evidencën nga Regjistri qendror, rreth pesë mijë persona janë punësuar në veprimtarinë e sigurisë private, ndërsa MPB-ja ka lëshuar rreth 190 leje për punë, nga të cilët në pajtim me evidencën e Odës, punojnë 59 Agjenci për punësim.

Exit mobile version