Njoftohet se 21 fëmijë kanë humbur jetën nga familjet të cilët janë bllokuar për një kohë të gjatë në shkretëtirë duke u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të presioneve të organizatës terroriste ISIL, raporton Anadolu agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, zyrtari lokal i zonës së Hadise, Abdulhekim el-xhugejfi tha se “1000 familje në Azvije të Hitit të Enbarit të cilat u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nga ISIL pas një kohe të gjatë bllokimi në shkretëtirë arritën në Bervane. 21 fëmijë të këtyre familjeve kanë humbur jetën nga etja.
Xhugejfi theksoi se shumica e fëmijëve të vdekur kanë qenë nën moshën 1 vjeçare, familjet në fjalë janë vendosur përkohësisht në ndërtesat e shkollave dhe disa ndërtesa qeveritare në Bervane. Xhugejfi ka kërkuar të dërgohen ndihma nga qeveria qendrore për strehimin e familjeve