I ndjeri dhe të lënduarit e aksidentit në Ramali, pjesëtarë të së njejtës familje

MPB dha datjet për aksidentin që ndodhi në autostradën Kumanovë-Shkup, në afërsi të fshatit Ramali.

Sipas të dhënave policore vetura e tipit “BMV” me targa të Kumanovës që drejtohej nga B.R 27 vjeç ka goditur gardhin rrethues të autostradës dhe më pas ëhstë rrokullisur disa herë.

Në vend të ngjarjes ka vdekur Beadini . P 44 vjeç ndërsa bashkudhëtarët, F.R, AP, dhe A.R të gjithë nga fshati Çerkez i Kumanovës si dhe vozitësi i veturës kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Kumanovës. Ndërsa për shkak të plagëve më të renda F.R është dërguar në Qendrën urgjente të Shkupit ku është ndaluar për mjekim.

Mësohet se viktima dhe katër të lënduarit e tjerë janë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Lajme të ngjashme

Back to top button