Sulmi ndaj Qeverisë me raketahedhës RPG?

Në ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë mund të jetë shtënë me raketadhehës të tipit RPG.

Kështu shkruan sot gazeta “Utrinski” në Shkup, duke u thirur në komente dhe vlerësime të ushtarakëve profesionistë, lidhur me incidentin që ndodhi të martën rreth orës 22.00, kur ndërtesa qeveritare u sulmua me dy predha, që shkaktuan vetëm dëme materiale.

Sipas gazetës në ndërtesën e qeverisë ka gjasa që të jetë qëlluar nga një raketahedhës RPG , dhe sulmuesit ishin të aftë në trajtimin e këtij lloji të armës, sepse me ate nuk mund të manovroj gjithkush.

“Është shumë vështirë që shërbimet të parandalojnë një sulm të tillë, sepse vjen një individë dhe shkrepë një predhë. Unë nuk besoj se incidenti është i rastit, apo predha të jetë shkrepur në ajër dhe më pas rastësisht ka goditur Qeverinë”, thekson për gazetën gjenerali Stojance Angelov.

Sipas tij, ky sulm nënkupton një sulm joserioz me raketë kumulative, vetëm e vetëm për të nxitur vëmendjen e mediave. Ai thekson se me këtë armë nuk mund të shkaktohen pasoja më serioze në njerëz në objektin ku kryhet sulmi.

Prokuroria publike  theksoi se nuk mund të jap informacione më të detajuara lidhur me sulmin, kur të martën rreth orës 22.00, u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme në  pallatin e Qeverisë, me ç`rast më pas u konstatua se bëhet fjalë për një sulm me dy predha.

LEXO MË SHUMË

Dy predha kanë shpërthyer në ndërtesën e Qeverisë

Përfundoi ekspertiza për llojin e armës të gjuajtur ndaj qeverisë

Vrima e hapur në ndërtesën e qeverisë, dëshmi e predhave të fuqishme

Lajme të ngjashme

Back to top button