Site icon PORTALB

Miami fillon sezonin me fitore

Chris Bosh shënoi 26 pikë për Miami

Chris Bosh shënoi 26 pikë për Miami

Miami Heat di të fitojë edhe pa LeBron James. Skuadra nga Florida e nis sezonin e ri të NBA me një fitore ndaj Washington Wizards 107-95.

Dyshja  Chris Bosh-Dwyane Wade bëri që mungesa e “Mbretit” të ndihej shumë pak në mbremjen e debutimit. Bosh që shënoi 26 pikë në total, e nisi sfidën me një ribaund, ndërsa Heats e morën kryesimin që në periodën e parë me me 6 pikë diferencë, Kryeqytetasit reaguan në të dytën dhe treguan se nuk kishin shkuar në Florida për një shëtitje pas e ngushtuan diferencën deri në -1 pikë në fund të pjesës së parë. Ndeshja u bë më e luftuar në periodën e tretë ku Washington mori kryesimin, por Chris Andersen shënoi për 2 pikë për ta fiksuar rezultatin e përkohshëm në shifrat 68-66 në favor të vendasve.

Pikët nuk u ndalën sa nga njëra anë në tjetrën duke i mbajtur skuadrat në kontakt të vazhdueshëm, por John Wall e Paul Pierce, por Wade u ngrit në katedër me 12 pikë në këtë periodë, duke vulosur sfidën me një 3 pikësh kur duhej edhe një minutë nga fundi. Një fitore morali për skuadrën nga Florida që kërkon të rikthehet sërish në majën e basketbollit amerikan. Në ndeshjet e tjera, Chicago kaloi 104-80 New York, Phoenix Suns shkatërron LA Lakers 119-99, Denver nuk hasi vështirësi përballë Detroit duke fiksuar shifrat finale 89-79. Oklahoma rrëzohet në fushën e Portland 106-89. Bie gjithashtu në sy fitorja e dytë rresht në po kaq ndeshje për Houston Rockets që kaloi Utah 104-93, ndërsa Golden State arriti një sukses të merituar në fushën e Sacramentos, 95-77.

Exit mobile version