Natën vonë mbrëmë janë prerë drunjtë në lokacionin në rrugën “Maqedonia”, në afërsi të hotel Bristolit.
Mediat maqedonase raportojnë se në mënyrë brutale në praninë e forcave të mëdha policore që kanë siguruar vendin, autoritetet kanë filluar me prerjen e parkut rreth orës 3 e gjysëm të natës.
Policia nuk ka përfillur protestat e qytetarëve që dolën në mbrojtje të parkut. Ndaj tyre është përdorur dhe forcë ndërsa u janë marrë dhe telefonat që mos ta xhirojnë ngjarjen.
Ka reaguar edhe kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, i cili ka thirrur kryeministrin Gruevski që të dalë në “vendin e krimit”.
“Kryetari i Komunës Qendër u bën thirrje këshilltarëve të VMRO-DOMNE-së, sot të sqarohen se a janë me qytetarët dhe e respektojnë dëshirën e tyre apo sërish do të radhiten pas dëshirës së kryeministrit. Ai i bën thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski të del sot në vendin e krimit që pastaj mos të thotë se nuk e ka pa atë dhe i vjen keq. Komuna Qendër dhe kryetari i saj e dënojnë ashpër këtë akt vandal dhe qyqar” shkruhet mes tjerash në komunikatën e Komunës Qendër. /Portalb
Ja si duket parku sot, foto Libertas