Site icon PORTALB

Debat “Çfarë ajri do të thithë Tetova këtë dimër?”

Protesta në Tetovë kundër ndotjes së ajrit

Protesta në Tetovë kundër ndotjes së ajrit, maj 2014

Asociacioni i qytetarëve MOST sot në Tetovë organizon debat në temë “Çfarë ajri do të thithë Tetova këtë dimër?”, në kuadër të projektit “Parlamenti mobil”.

Qëllimi i ngjarjes është që përmes komunikimit të shihen arsyet për ndotjen e ajrit në Tetovë dhe të gjenden zgjidhje të duhura.

Në debat do të flasin deputetët nga Njësia zgjedhore 6, ndërsa janë paraparë fjalime edhe të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti “Parlament mobil” e realizon Asociacioni i qytetarëve MOST, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përmes instrumentit evropian për demokaci dhe të drejta të njeriut.

Exit mobile version