Site icon PORTALB

Gjykata Kushtetuese sot vendos për emrat shqip të shkollave të Çairit

Ligji për shpifje dhe ofendim para Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme do të debatoj  dhe vendos se a është kushtetuese apo jo ndryshimi i emrave të shkollave në Çair. 

Katër shkollat e Çairit thuajse tre vite  mbajnë tabelat me mbishkrimin shqip dhe emrat e veprimtarëve të shquar shqiptarë si Imri Elezi, Jashar Bej Shkupi, Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, por në dokumentacionin zyrtar vazhdojnë të qëndrojnë emrat e vjetër Nikolla Vapcarov, Jane Sandanski, Cvetan Dimov dhe Rajko Zhinzifov. Kjo çështje nuk gjet zgjidhje edhe  tani që me dikasterin e arsimit udhëheq kuadër i partisë politike shqiptare, pjesëmarrëse në qeveri BDI-së. Mësohet se vendimi për ndryshim të emrave nuk nënshkruhet nga ministri Ademi, sepse akoma nuk ka një marrëveshje për këtë, mes partnerëve të koalicionit qeveritarë BDI-VMRO. 

Ndërkohë me iniciativë të  Shehtanskit, gjegjësisht Inspektoratit Shtetëror të vetëqeverisjes Lokale kjo çështje u gjend para Gjykatës Kushtetuese e cila sot do të shqyrtoj dhe marrë vendim se vallë ndryshimi I emrave është në pajtim apo kundërshtim me kushtetutën.

Exit mobile version