Site icon PORTALB

Barazia gjinore në Maqedoni shënon rënie

Republika e Maqedonisë gjendet në vendin e 70-të në radhitjen e sivjetshme për barazi të gjinive në botë, e përpiluar nga Forumi ekonomik botëror, i publikuar sot, njofton korrespodenti i MIA-s nga Parisi. Në vendin e parë nga 142 vendet e radhitura gjendet Islanda me rezultat prej 0.8594, ndërsa në vendin e fundit të 42-të është Jemeni me 0.5145 pikë.

Maqedonia është në vendin e 70-të me gjithsej 0.6943 pikë, menjëherë pas Italisë (69) dhe para Brazilit (71). Nga fqinjët tanë, Shqipëria është në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 22-të, Greqia  91, Serbia në vendien e 54-të, Kroacia në të 55, Rumania në 72, Sllovenia 23 dhe Mali i Zi në vendin e 74-të.

Maqedonia në vitin 2013 ishte në vendin e 57-të nga 136 vendet me gjithsej 0.701 pikë. Shikuar globalisht  variacionet në Maqedoni janë stabile prej vitit 2006 deri në vitin 2014 dhe është më mirë e pozicionuar nga mesatarja botërore.

Globalisht në nivel botëror, nëse situata përmirësohet në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, nevojiten përpjekje për uljen e dallimeve mes burrave dhe grave në jetën politike, si dhe në prespektivat ekonomike.

Jemeni gjendet në vendin e fundit tashmë dhjetë vjet me radhë, para Pakistanit, Çadit, Sirisë dhe Malit. Në këtë vend, vërehet se nuk ka asnjë grua në Parlament dhe se ekziston dallim i madh (më i madhi në botë) mes analfabetizmit dhe shkollomit të meshkujve dhe fëmijëve femra.

Vendet nordike mbeten shoqëritë më të barabarta në fushën e barazisë mes gjinive, në vendien e parë është Islanda, vijon Finlanda, Norvegjia dhe Suedia. Danimarka bie nga vendi i tetë në vendien e 50-të, ndërsa Franca ngjitet prej vendit të 45-të në të 16-të.

Raporti tregon se rritja e proporcionit të grave në tregun e punës kontribuon për produktivitetin.

Në raport si tregues janë marrë dallimet mes gjinive në pagat, pjesëmarrja në tregun e punës, vendet e punës me kualfikim të lartë, qasja në arsim, përfaqësimi i vendeve adekuate, përfaqësimi i grave dhe burrave në popullsinë e përgjithshme të vendit.

Exit mobile version