Deklarata e presidentit të Rusisë se Krimea ka të drejtë të pavarësohet sikurse Kosova, ka qenë e papritur edhe për diplomatët ndërkombëtar, siç është ish shefi i diplomacisë suedeze Bildt.
Bildt përmes një postimi në Twitter ka komentuar deklaratën e Putinit, duke e lidhur atë edhe me vizitën e tij në Serbi, ku mori pjesë në një paradë madhështore të Ushtrisë së Serbisë, në përvjetorin e çlirimit të Beogradit nga nazizmi.
“Presidenti Putin, papritur ka deklaruar se Kosova ka të drejtë ndarje nga Serbia. Ai vetëm harroi që ta thotë edhe në paradën e bërë së fundmi në Beograd”, ka shkruar Bildt në Twitter.
President Putin has suddenly declared that Kosovo had a right to secede from Serbia. He just forgot to say at recent parade in Belgrade.
— Carl Bildt (@carlbildt) October 27, 2014