Site icon PORTALB

Ambasada e Francës ndan çmimin për të Drejtat e njeriut

Më 10 dhjetor ambasada e Francës në Maqedoni do të ndajë çmimin për të drejtat e njeriut.

Çmimi, me vlerë prej 1 mijë eurove paraqet nxitje të shoqatave që të vazhdojnë të veprojnë në këtë drejtim, në zhvillimin e të drejtave të njeriut në Maqedoni.

Çdo shoqatë mund të aplikojë për këtë çmimi, në pajtueshmëri me kushtet e vendosura në ueb faqen e Ambasadës.

Është  nevojshme që shoqata të ketë përgatitur projekt për promovimin e të drejtave të njeriut.

Çmimi për të drejtat e njeriut nga Ambasada e Francës për herë të parë është ndarë në vitin 2013 në Shkup dhe do të ndahet çdo vit me rastin e Ditës për të drejtat e njeriut.

Exit mobile version