Kaçe vazhdon me gola, PAOK-u i pari

Ergys Kaçe nuk ka të ndalur. Ai ka realizuar golin e dytë personal në këtë kampionat në ndeshjen e së dielës. Kaçe realizoi në fitoren e skuadrës së tij PAOK kundër Verias (4:1).

Kaçe shënoi golin e tretë në minutën e 57, ndërsa ka qëndruar në fushë për 70 minuta për t’i lënë vend Maduros, pasi që fitorja ishte siguruar.

Pas kësaj fitoreje, PAOK-u gjendet ende në vendin e parë me 19 pikë, tri më shumë se Olympiakosi i Pajtim Kasamit që fitoi derbin grek kundër Panathinaikosit.

Lajme të ngjashme

Back to top button