Lëndohet Xhaka, pritet konfirmimi i mungesës
Mëngjesi i ditës së sotme sjell informacionin që e transmetojnë mediat gjermane se lëndimi i Granit Xhakës pësuar në ndeshjen e djeshme është mjaft serioz.
Graniti u lëndua në minutat e fundit të takimit, pas një dueli që pati me sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowskin.
Ende nuk mësohet zyrtarisht sa është serioz ky lëndim, pasi një gjë e tillë duhet të pritet të konfirmohet nga skuadra e Borussia Monchengladbach.
Skuadra e Xhakës ende nuk ka pësuar asnjë disfatë këtë sezon në Bundesliga, pasi që edhe dje ka arritur të marrë një barazim, edhe atë me kampionion aktual, skuadrës e Xherdan Shaqirit, Bayern Munich.