Qeveria gjermane çdo vit përcakton një kuotë të punëtorëve që mund të dërgohen nga Maqedonia në Gjermani.
Gjermania ka të nënshkruar një marrëveshje për punësimin e punëtorëve nga Maqedonia . “Blue Card” për punësim në Gjermani është caktuar për dy grupe.
Për grupin e parë paga vjetore është të paktën 46 400 euro dhe i referohen personave të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë në Gjermani.
Grupin e dytë e përbëjnë profesionistë të fushës së informatikës, mjekësisë dhe teknologjisë së telekomunikacionit.Gjermania ka hapur tashmë dyert për punëtoret e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së.