Site icon PORTALB

Thyhen rekorde! Edhe një kërcim i çmendur nga 40 kilometra lartësi (VIDEO)

Alan Eustace

Alan Eustace

Kur u hodh nga 39 mijë kilometra lartësi në 2012, austriaku Felix Baumgartner tërhoqi vëmendjen e mbarë mediave për vendosjen e rekordit të hedhjes me parashutë nga lartësia më e madhe. Dy vite më pas Alan Eustace, zv.President i Google thyen këtë rekord dhe njëkohësisht vendos të tjera rekorde sa i përket hedhjes me parashutë.

Eustace u hodh nga më shumë se 40 kilometra lartësi dhe gjatë rënies së lirë në një moment tejkaloi shpejtësinë e zërit duke krijuar një bum sonik personal. Federata Botërore e Sporteve të Ajrit konfirmoi se Eustace u hodh me sukses nga lartësia 41 mijë e 148 metra dhe në rënie të lirë kapi shpejtësinë prej 1300 kilometra për orë.

Eustace theu rekordin e shpejtësisë vertikale gjatë rënies së lirë, kohëzgjatjen dhe distancën e përshkruar; 37.5 km rënie e lirë që zgjati 4 minuta e 27 sekonda.

Zv.Presidenti i Google, një parashutist dhe pilot veteran planifikonte hedhjen prej kohësh dhe për disa vite ka punuar në mënyrë të fshehtë me grupin përgatitur. Ndryshe nga austriaku Boumgartner, Eustace u ngjit në kufijtë e sipërm të stratosferës duke shfrytëzuar një balonë të mbushur me helium.

Hedhja ndodhi në Nju Meksiko në Shtetet e Bashkuara dhe ishte pjesë e projektit “Paragon Space Development Corporaton”, me objektiv studimin e stratosferës në lartësinë mbi 30 kilometra.

Exit mobile version