Site icon PORTALB

Barazim sa një fitore për United

Momenti kur Van Perise shënoi golin e barazimit

Momenti kur Van Perise shënoi golin e barazimit

Robin Van Persie u tregua hero për skuadrën e tij, Manchester United në sfidën kundër Chelseat.

Holandezi realizoi një gol të vonshëm për t’ia siguruar një pikë Djajve të Kuq në kuadër të derbit anglez.

Didier Drogba (53’) kaloi Chelsean në epërsi në këtë sfidë me një gol të bukur me kokë, mirëpo Van Persie shënoi në minutën e fundit të kohës shtesë për 1:1.

Për Unitedin, 90 minuta në këtë sfidë luajti Adnan Januzaj, duke dhuruar një nga paraqitjet e tij më të mirë këtë edicion, veçmas në pjesën e parë.

 

Adnan Januzaj tregoi lojë të mrekullueshme
Exit mobile version