Kundër 30 personave në MPB gjatë javës së kaluar janë ngritur masa disciplinore për shkak të shkeljeve në punë. Prej tyre 26 të punësuarve u është dhënë dënimi me para, tre të tjerëve u janë ulur gradat ndërsa njëri është larguar nga puna.
Nën ndikimin e alkoolit kanë qenë dy persona, njëri ka vozitur veturën policore për qëllime private, njëri ka dëmtuar ski-motorin, njëri ka fjetur në orarë të punës, disa nuk i kanë pastruar armët, njëri nga të dënuarit ka fjetur në veturën policore. Polici që është larguar nuk ka ardhur në punë tre ditë