I pakënaqur me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit (FSS), Tomislav Karadzic ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit (FSS), Tomislav Karadzic ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s rreth ndeshjes së ndërprerë kundër Shqipërisë, transmeton Lajmi.net
Edhe pse UEFA e regjistroi ndeshjen me fitore me rezultat zyrtar 3:0 për Serbinë, Karadzic ka pritur një ndëshkim më të rëndë për Shqipërinë. Andaj, ka vendosur të tërhiqet.
“Vendimin e ka marrë, dhe brenda ditës do ta shqiptojë zyrtarisht”, deklaroi një burim i mirinformuar për portalin serb “Telegraf”.
“Gjasat që të ndërrojë mendje janë shumë të vogla”.