Site icon PORTALB

Policia konfirmon incidentin në lokalin “Damar” në Shkup

Kafiteria Damar

Kafiteria Damar

Dy veta janë lënduar pasi disa persona të panjohur mbrëmë kanë hedhur gurë në kafe barin “Damar” në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Siç kumtoi MPB-ja, në incidentin që ka ndodhur rreth orës 22:00, lëndime trupore kanë marrë K.D. (26) dhe E.L.(18). Sulmuesit kanë hedhur gurë ndaj objektit me ç’rast janë thyer edhe dritaret e kafe barit.

Ekspertizë në vetë vendin ka kryer ekipi hetues i SPB-së Shkup. Janë ndërmarrë masa për zbulimin e autorëve

Exit mobile version