Pas deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili tha se gjatë konfliktit të 2001, kryeministri i atëhershëm Lupço Giorgievski i ka ofruar një plan për ndarjen e Maqedonisë, reagoi Georgievski, kryetar i tanishëm i VMRO- Partia Popullore.
Ai thotë se me Ahmetin për herë të parë ka folur në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, sa i përket idesë së atëhershme, Ahmeri është informuar nga mediat ose nga anëtarët që ishin pjesëmarrës në bisedimet për MO-në.
“Me Ali Ahmetin për herë të parë kam biseduar në 10 vjetorin e MO-së. Që do të thotë se për këtë arsye nuk kam arritur të bisedoj me të në 10 vitet e fundit . Sa i përket parashikimeve të tij për idenë e ndarjes së territorit, ma merr mendja që ai do të jetë informuar nga pjesëmarrës të tjerë që ishin në bisedime rreth MO-së, ose nga mediat, ngase për temën e njëjtë mjaft është folur dhe shkruar nga mediat e Maqedonisë”, tha Georgievski.