Analizat e ADN-së, trupi i pajetë i përket Denisës
Analizat e ADN-së në Greqi thonë se trupi i pajetë i gjetur në ujërat e Detit Egje i përket vajzës së zhdukur Denisa Markoska.
Mediet maqedonase raportojnë se rezultatet e ADN-së i janë dorëzuar familjes së viktimës.
Familja ka konfirmuar informacionet se analiza e ADN-së ka rezultuar pozitive dhe se trupi i gjetur është ai i vajzës së tyre.
Denisa Markoska humbi gjurmë më 13 shtator, në anijen “Serenisima”, ku punonte si ndihmëse në kuzhinë.
Ajo u zhduk mëngjesin e 13 shtatorit teksa anija lundronte drejt ishullit Kreta. Trupi i saj, pas disa javë kërkimesh, u gjet në Detin Egje.