Site icon PORTALB

Platini porosit: “Bëhuni gati për denime të ashpra”

Pamje nga incidenti në Beograd në ndeshjen Serbi - Shqipëri

Pamje nga incidenti në Beograd në ndeshjen Serbi - Shqipëri

Michel Platini e ka dhënë edhe një mesazh para vendimit të fundit për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Presidenti i UEFA-s ka thënë se të dy vendet le të bëhen gati për dënime të ashpra.

“Lufta jonë kryesore është që të eliminojmë skena të ngjashme çfare ndodhën në Beograd. Skenat ishin të turpshme dhe skandaloze. E kam thënë dhe e them prapë, politika nuk ka vend në futboll dhe nuk do të ketë kurrë. Ata që shkaktuan incidentin në Beograd do të dënohen ashpër dhe të dy Federatat të bëhen gati për ti pranuar dënimet” ka thënë Platini.

Exit mobile version