Site icon PORTALB

Haradinaj: E respektoj Doris Pack, por nuk ka informata për Kosovën

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka ofruar kryeministrit Thaçi një qeveri të re, të udhëhequr nga vet ai

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Pas deklaratave të eurodeputetes Doris Pack se Ramush Haradinaj nuk ka vota të mjaftueshme për tu bërë Kryeministër, ka reaguar edhe kreu i AAK-së. Ai ka thënë se me Pack nuk komunikon tash e një kohë të gjatë.

Haradinaj, është shfaqur i matur duke thënë se Pack është një zonjë e respektuar.

“Është një zonjë shumë e respektuar. Ajo ka qenë aktive në tema të Ballkanit. Unë nuk kam komunikim me të qe një kohë të gjatë. Me siguri se tani ajo ka informata të pjesshme për Kosovën, pra ka informata vetëm të palës së caktuar, nga ata që komunikon”, ka thënë Haradinaj, transmeton Express.

“Unë jam i nominuar i 63 deputetëve. Besoj që kjo informatë mjafton për ta shpjeguar se kë e përfaqësoj”, tha ai duke komentuar rezervat e Doris Pack rreth mungesës së bazës së përfaqësimit nga Haradinaj.

Exit mobile version