Për shkak të intervenimeve që do ti kryej EVN Maqedoni, sot për një periudhë të caktuar nuk do të ketë rrymë në disa pjesë të Shkupit.
Nga ora 9 deri 15 pa rrymë elektrike do të mbeten shfrytëzuesit në bulevardin ‘Metropolis Tedosij Golloganov numër 160 deri 186 në komunën e Karposhit. Nga ora 8.30 deri 11 pa rrymë do të jetë ‘Union Invest’ në lagjen e Fushës së Topanes në Komunën e Butelit. Nga ora 9 deri 15 pa rrymë do të jenë banorët e fshatit Gërçec nga Komuna e Sarajit. Nga ora 14.30 deri 16.30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit në rrugën Pero Nakov Karposh pastaj rruga 519, 511 dhe 1471 në komunën e Gazi Babës.
Nga ora 8 deri ën orën 16 pa rrymë do të jenë fshatat Konjari i Epërm, i Mesëm dhe i Poshtëm, dhe fshati Çiflik. Pa rrymë do të jenë edhe fshatrat Nerezi i epërm dhe Krushopeku i Epërm.