Site icon PORTALB

52 milion euro kredi nga Banka Botërore për ndërtimin e rrugëve

Maqedonia ka arritur të fitojë 52 milion euro, nga kredia e miratuar prej 400 milion dollarëve nga Banka Botërore të parashikuar në Strategjinë për partneritet.

Paratë do të shfrytëzohen për ndërtimin e akseve rrugore Ura e Boshkos – Dibër, Resnjë – Bukovë dhe Manastir – Makazi.

Në pjesën e parë të projektit duhet të ripërtërihen 112 kilometra akse magjistrale dhe rajonale. Kredia është me afat pagese prej 23 viteve dhe gjashtë vite “grejs periudhë”.

Exit mobile version