Nëse ju bëjnë zili miqtë te cilët kane zakon qe te ngrihen nga shtrati qe herët ne mëngjes, jeni te justifikuar. Se paku kështu thotë një studim i një universiteti ne Angli.
Për kërkuesit e Roehampton University ne Britani, te ngriturit herët ne mëngjes te ndihmon te përfshihesh me mire ne problematikat e punës por jo vetëm. Një ndikim pozitiv ka kjo mënyrë e organizimit te ditës, edhe ne përmirësimin e cilësisë se jetës, por edhe te shëndetit.
Studimi është mbështetur ne informacione te marra nga 1068 adultë përmes një hulumtimi online i bioritmit te tyre, tonusit te aktiviteteve, humorit dhe shëndetit. Nga këta persona, 13 % e tyre kane thënë se ngriheshin me pare se ora 7 e mëngjesit. 6% ishin nga ata qe ngriheshin jo me pare se ora 9, dhe pjesa tjetër, lëvizte ndërmjet këtyre dy ekstremeve.
Përfundimi i analizimit të të dhënave mundohej te shpjegonte se duke u ngritur herët ne mëngjes, njeriu është ne gjendje te përgatitet për ditën pa qene nevoja te nxitoje, gjë kjo qe i jepte atyre një kënaqësi me shume ne krahasim me te tjerët. Me tej, sipas studimit, ky zakon i mire i te ngriturit herët ne mëngjes, ka një ndikim edhe ne nivelin e stresit qe akumulohet gjate ditës si dhe ne aftësinë me te mire për ta përballuar atë. Ndërkohë qe janë te njohura ndikimit negative te gjendjes stresante ne përgjithësi ne shëndetin e njeriut.