Site icon PORTALB

Neziri: Kodra e Diellit është në procedurë për tu bërë zonë e lirë turistike

Ministri i ekonomise - Bekim Neziri

Ministri i ekonomisë - Bekim Neziri

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, i cili po qëndron për vizitë në Shqipëri, tha se pasi të miratohet vendimi gjatë vitit të ardhshëm, biznesmenët do mund të investojnë me kushte të volitshme në Kodrën e Diellit. Sipas tij Kodra e Diellit është në procedurë për tu bërë zonë e lirë turistike, transmeton Alsat.

Neziri tha se qëllimi është që sezoni turistik në malin Sharr të zgjasë 12 muaj, e jo vetëm dy apo tre muaj. Për atë se si vendet e rajonit do të vazhdojnë sezonin turistik, u diskutua në konferencën ndërkombëtare që po mbahet në Tiranë, nën patronatin e Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Ministrja shqiptare e Turizmit Englantina Gjermeni theksoi se një nga mënyrat për të zgjatur sezonin në Shqipëri është bashkëpunimi me Maqedoninë dhe Kosovën.

Kryetari i Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Rifai, tha se edhe Austria dhe Zvicra, janë vende pa det, por që të dy vendet i kanë shndërruar malet e tyre në vende turistike që punojnë tërë vitin. Që të përmbushet ky rekomandim, nga Ministria e Ekonomisë njoftuan se përveç malit Sharr, edhe rajone të tjera të Maqedonisë, si ai i Strugës dhe Dibrës planifikohen ta fitojnë statusin e zonave te lira turistike.

 

Exit mobile version