Site icon PORTALB

Arrestohen disa persona në Serbi për sulm ndaj xhamisë

Dje u dha lajmi se një xhami në Suboticë është shkatërruar dhe i është vënë flaka.

Imami i xhamisë “Muhaxhir”, Sellmo Drekoviç, ka thënë se persona të panjohur kanë hedhur kokteje molotovi të dielën në mëngjes, duke shkaktuar disa dëme materiale.

Po ashtu, ka patur sulme me gurë ndaj disa lokaleve të shqiptarëve gjithandej nëpër Serbi.

Policia serbe ka ndërmarrë masa dhe për këto raste ka arrestuar disa persona, transmeton Indexonline.

Sulmet ndaj pronave të shqiptarëve janë regjistruar më së shumti në Vojvodinë.

Exit mobile version