Site icon PORTALB

Kosova nis edhe një javë pa zgjidhje të ngërçit politik

Prishtina

Prishtina

Kosova nis edhe një javë pa zgjidhje të ngërçit politik rreth formimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar maratonë takimesh me liderët partiakë, të cilët i ka alarmuar se vendi mund të zhytet në një krizë politike, financiare dhe buxhetore.

Këtë fundjavë, në Kosovë ka qëndruar edhe senatori amerikan, Christopher Murphy, i cili u ka bërë thirrje partive politike që të sakrifikojnë për të mirën e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve, zotohet se do t’i formojë institucionet, por kandidati i saj për kryetar të Kuvendit nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme.

Në anën tjetër, blloku i partive LDK – AAK – Nisma dhe Vetëvendosje, duke u thirrur në një marrëveshje të brendshme koalicioni, po përpiqet të marrë drejtimin e Kuvendit, por ai sfidohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila këtë të drejtë ia ka dhënë vetëm PDK-së.

Exit mobile version