Romët të padëshiruar në Aqua Park
Pjesëtarët e komunitetit rom nuk lejohen që të freskohen dhe të kalojnë ditën në pishinat e Aqua Parkut në Shkup.
Disa rom të rinj kanë alarmuar shoqatat joqeveritare se sot janë ndaluar nga shërbimet që menaxhojnë këtë park, me arsyetimin se disa të rinj të këtij komuniteti disa ditë më parë kanë prishur qetësinë për pushuesit e tjerë.
Nexho Mehmet për A1on ka theksuar se vajza e tij Marisa me disa shoqe të saj nuk u lejua që të hyjë në pishinë, por ai ka shprehur reagimin e ashpër ndaj këtyre veprimeve raciste.
Lidhur me këtë ngjarje ka pasur reagime nëpër rrjetet sociale, organizatat joqeveritare dhe komuna Shutkë.