Çmimet me pakicë në korrik më të larta për 2,5 për qind

Çmimet me pakicë në korrik të këtij vitit shënojnë ulje në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa rritje në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

Edhe të shpenzimet e jetesës ka zvogëlim në krahasim me muajin paraprak, ndërsa rritje në krahasim me muajin korrik vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara statistikore, çmimet me pakicë në korrik kanë qenë më të ulëta se muajin e kaluar për 0,8 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës për 1,1 për qind.

Në krahasim me korrikun vitin e kaluar, çmimet me pakicë janë më të larta se 2,5 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës për 4 për qind.

Ulja e shpenzimeve të jetesës prej 1,1 për qind në korrik 2013, në krahasim me muajin e kaluar, është rezultat i indekseve më të lira të perimeve për 20,02 për qind, pemëve për 2,4 për qind, përpunimeve të qumështit për 0,6 për qind, yndyrërave për 0,5 për qind dhe mishit dhe peshkut për 0,3 për qind.

Rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në korrik të vitit 2013, në krahasim me muajin paraprak, ka te pijet alkoolike për 7,7 për qind, qumështi dhe kosi për 1,8 për qind, vezët për 0,8 për qiqnd dhe përpunimeve të peshkut për 0,4 për qind.

Rritje e indeksëve të shpenzimeve të jetesës është regjistruar edhe te karburantët dhe gazi për amvisëritë për 2,1 për qind, barërat për 0,9 për qind, pijet në restorantet dhe hotelet për 0,7 për qind, derivatet e naftës për 0,6 për qind, aranzhmanet turistike për 0,5 për qind, konfeksionet për amvisëritë, aparatet elektrike për amvisëritë dhe mjetet për higjienë për 0,4 për qind, mjetet për mirëmbajtjen e automjeteve për 0,3 për qind dhe enët për amvisëritë për 0,2 për qind./PortALB

Lajme të ngjashme

Back to top button