Site icon PORTALB

Inati i ndeshjes, grekët bllokojnë 45 shqiptarë në kufi

Kufiri Shqipëri - Greqi

Prej dy ditësh 45 shtetas shqiptarë nuk lejohen të hyjnë në tokën greke, pa ndonjë justifikim konkret, sië deklarojnë ata për News 24. Emigrantët sqarojnë se përveç moslejimit të kalimit, policia kufitare greke i ka sharë e fyer.

Emigrantët shqiptarë thonë ndër të tjera se, kanë dy ditë që nuk lejohen të kalojnë kufirin grek, dhe sipas tyre shkak mund të jenë bërë incidentet në Beograd dhe ajo që pasoi në Derviçan, që për grekët u cilësua si një incident.

Në këtë fshat, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri ku huliganët e rojet e stadiumit dhunuan futbollistët e kombëtares, një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti.

Exit mobile version