Site icon PORTALB

Vizita e Ramës në Beograd, Braçe: T’ua thotë në sy për fyerjet, urrejtjen, dhunën…

Deputeti socialist, Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe

Deputeti socialist Erjon Braçe ka mbajtur një qëndrim në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Serbi. Në një postim në rrjetin social facebook, Braçe shkruan se kryeministri ka zgjedhur rrugën e duhur. Sipas tij të gjitha ato që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri, tani duhet t’ua thotë në sy.

“Kryeministri ka zgjedhur drejt!! U ka thënë troc e qartë gjithcka dy ditë-netët e fundit;  për fyerjet, urrejtjen, racizmin, dhunën, të shkuaren, të tashmen e mbi të gjitha të ardhmen, mes nesh, me të tjerë fqinjë dhe me Evropën!!

Tani t’ua thotë qetësisht edhe në sy!!

Pa lajka sic Putin dje, por dhe pa urrejtje. Drejt e ndershëm!!

Dje Dacic tha se “Shqipëria e Madhe është rrezik për rajonin”!! Natyrisht një deklaratë jo serioze dhe terësisht pa logjike.

Në fakt ne jemi Shqipëria e Vogël, vend i NATO-s dhe kandidat për anëtar i Bashkimit Evropian, nuk kemi qene kurre e nuk jemi rrezik për rajonin!

Nuk kemi pretendime territoresh ndaj kërkujt, as ndaj Serbisë, ndaj ne po i japim, përsa na takon, paqen rajonit.

Friken e kane brenda tyre, rrezikun nuk do ta kene kurrë prej nesh.

Si kemi sulmuar kurrë, as pushtuar, as vrarë e as dhunuar, nuk i urrejmë e as duam hakmarrje ndaj tyre.

Ata dhe cilindo fqinjë tonin në Ballkan e Perëndim. Jemi autoktonë, pork jo n aka bërë evropianë!!

Cdo shqiptar si evropian është ndjerë i përfaqësuar dhe krenar për tre ditë me rradhë, nga fusha në Beograd në zyrat e shtetit të tij.

Koha për tu ndjerë sërish!!”, shkruan Brace në rrjetin social Facebook./ Oranews

Exit mobile version